Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhjet e 11 Majit, ministri i Brendshëm: Verifikoni emrat në listë. Rreth 4500 shtetas mbi 100 vjeç jashtë sistemit, ja thirrja për ta

    January 6, 2025
    Ervin Hoxha

    Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur procesin e verifikimit dhe përditësimit të listave zgjedhore, me qëllim garantimin e një liste përfundimtare të saktë dhe gjithëpërfshirëse për zgjedhjet e 11 majit 2025.

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi se në mënyrë që procesi të jetë i sigurt, qytetarët janë ftuar që të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore: Online, përmes portalit e-Albania; Fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.

    “Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas.

    Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

    Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve.”

    Fjala e plotë e ministrit Hoxha:

    Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, duke publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor.

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas.

    Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

    Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve.

    Aktualisht numri i përgjithshëm i qendrave të votimit brenda limiteve është 5,050. Duke përfituar nga ky komunikim, ftoj kryetarët e bashkive për tu angazhuar për vendimmarrje për qendrat e votimit që janë jashtë limiteve, me më shumë se 1 mijë zgjedhës apo më pak se 300 të tillë.

    Gjithashtu, në këtë kuadër Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët, për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

    Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore do të përfshihen dy kategori zgjedhësish:

    – Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
    – Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit, kjo listë paraprake do të jetë publike në 9 mars 2025 dhe çdo shtetas do të ketë në dispozicion 48 orë për të shprehur vullnetin përfundimisht nëse duan të votojnë brenda apo jashtë Shqipërisë.

    Ky hap përfaqëson një moment historik për demokracinë shqiptare, duke ofruar mundësinë që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht ku jeton e punon.

    Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ.

    Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës. Ndaj është shumë e domosdoshme dhe apeloj çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, të rinovojë dokumentet e identifikim, duke patur të paktën njërin prej tyre të vlefshëm përgjatë këtij procesi.

    Prej disa javësh, është miratuar udhëzimi që lejon aplikimin qoftë edhe për një dokument identifikimi në zyrat tona konsullore.
    Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të aksesueshme për qytetarët tanë jashtë kufijve.

    Në mënyrë që procesi të jetë i sigurt dhe gjithëpërfshirës, qytetarët janë ftuar që të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore:
    – Online, përmes portalit e-Albania;
    – Fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.

    Çdo qytetar që has problematika apo paqartësi mund të kontaktojë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”.

    Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur procesin e verifikimit dhe përditësimit të listave zgjedhore, me qëllim garantimin e një liste përfundimtare të saktë dhe gjithëpërfshirëse.

    Vota është arma më e fuqishme e demokracisë, dhe garantimi i aksesit për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, mbetet prioritet i joni kryesor.
    Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” janë plotësisht të angazhuara për të respektuar të gjitha standardet dhe detyrimet ligjore në përgatitjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

    Ervin Hoxha lista zgjedhore ministri i brendshem Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

    July 27, 2026

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    July 27, 2026

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    July 27, 2026

    Mamdani e kërcënoi me arrestim, Netanyahu i përgjigjet kryebashkiakut të New York: Po nxit urrejtje

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.