Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026
    Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, policia tregon rrugët që do të bllokohen

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të 34-vjeçarit Eglant Koçit. Ndërkohë që Armand Shakaj, autori kryesor i dyshuar për zhdukjen e të riut ndodhet ende në kërkim, agjentët e krimeve të rënda në Tiranë kanë marrë sërish në pyetje të arrestuarin Enea Zyferin.

    25-vjeçari është kamarieri i Shakajt, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor në zhdukjen e Koçit. Sipas burimeve Zyferi ka deklaruar se nuk di asgjë në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e 34-vjeçarit.

    Madje në dëshmi ka thënë se pronari i tij Armand Shakaj, i ka kërkuar që të fikë dritat pasi do të nxirrte një frigorifer të madh. Pikërisht për grupin hetimor ky ka qenë momenti që i arrestuari dhe i shpallur në kërkim kanë nxjerrë trupin e pajetë të Eglant Koçit.

    Megjithatë ende zyrtarisht policia nuk e ka konfirmuar që 34-vjeçari është vrarë, por ky është një dyshim i fortë pët hetuesit. Paraditen e kësaj të mërkure togat e zeza lanë në burg 25-vjeçarin e arrestuar.

    Ndërkohë në lokalin ku dyshohet se është zhdukur i riu, policia nuk ka gjetur pamje të kamerave të sigurisë, pasi mendohet që të jenë hequr nga Shakaj, përpara se ai të arratiset.

    Megjithatë janë disa pamje të tjera, ku duket 41-vjeçari, i cili merr motorin e të zhdukurit dhe e parkon një një vend tjetër, kjo për të larguar vëmendjen e policisë. Megjithatë disa pamje e kanë filmuar në kthim ku dallohet qartë fytyra e tij.

    Pista kryesore është që Eglant Koçi të ketë patur përplasje me Armand Shakaj për shkak të shumave të mëdha te parave të përfituara nga kriptomonedhat. Ka dyshime të forta qe Koçi të ketë marrë një shumë të madhe parash nga valutat digjitale. Eglant Koçi është zhdukur mbrëmjen e 4 qershorit, ndërsa familjarët e tij kanë bërë kallëzim një ditë më pas në polici.

    Jo vetëm vendin ku mendohet të jetë vrarë i riu, por policia ka gjetur dhe makinën e Armand Shakajt, makinë që dyshohet gjithashtu se ka traportuar trupin e të riut pasi është rrëmbyer në lokalin e 41-vjeçarit. Për shkak se brenda makinës janë gjetur njolla gjaku, të cilat janë dërguar në laborator për ekspertizë, blutë kanë dyshime se i zhdukuri mund të jetë eliminuar nga shoku i tij Armand Shakaj.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.