Përgjatë një interviste të dhënë për gazetarin Federico Marconit në median italiane T7, kryeministri Edi Rama hasi pak dhe temën e shtyrjes së hapjes së kampeve të Gjadrit, ku do të bëhet edhe akomodimi i emigrantëve të ardhur.
Data e shtyrjes së hapjes ka ndodhur shpesh herë e për rrjehdojë Rama u shpreh se gjithçka ka ndodhur si pasojë e llogaritjeve të bëra nga qeveria italiane, ndërsa vendi ynë nuk ka asnjë detyrim ligjor në lidhje me këtë çështje.
“Janë llogaritje që i bën qeveria italiane. Shqipëria nuk ka asnjë kosto apo detyrim ligjor. Ne pritëm një operacion italian në një territor që do të menaxhohet nga ata”, tha kryeministri.


