ELBASAN– Ditën e sotme gjatë seancës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e kërkuar nga Dritan Dajti është shtyrë sërish.
Bëhet me dije se seanca u shty për shkak se gjykata e Elbasanit nuk ka mundur të realizojë lidhje me videokonferencë me IEVP Peqin dhe nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk merr përsipër shoqërimin e Dritan Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie./Radar.al


