Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci” u shty sërish këtë të mërkurë, 11 dhjetor në GJKKO.
Burimet thanë se shkak i shtyrjes u bë sërish mungesa e avokatëve të Mediut. Sot Gjykata vendosi gjobë 5 mijë lekë të reja ndaj avokatëve.
Ndërkohë, në seancë këtë të mërkurë u paraqitën ekspertët ushtarakë.
Katër ekspertët ishin paraqitur në Gjykatë ndërsa njëri prej tyre, Fatmir Bozdo, në moshën 72-vjeçare me probleme shëndetësore, i tha gjykatës se nuk mund të paraqitet herë tjetër.


