Zbulohen detaje të reja tronditëse nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga 34-vjeçari shqiptar, Emiljano Kasaj. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 shtatorit 2023, kur Kasaj përplasi për vdekje këmbësorin Leo Moran dhe çiklistin Joel Carriedo në Coventry, ndërsa drejtonte një automjet “Mercedes Benz”.
Pas ngjarjes, Kasaj u largua me shpejtësi dhe përfundoi duke u përplasur me një mur. Ai ndodhej në “liri me kusht” në kohën e krimit, pasi ishte arrestuar në vitin 2022 për hyrje ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ishte paraqitur më në Qendrën e Imigracionit në Solihull.
Në seancën e fundit gjyqësore, u paraqitën pamje nga kamerat e sigurisë dhe prova se ai vuan nga një psikozë paranojake, e lidhur me skizofreninë – gjendje që mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në mars, Kasaj u deklarua fajtor për një akuzë për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe dy akuza për “vrasje të paqëllimshme”.
Ai kishte emigruar ilegalisht në Britani dy vite para ngjarjes dhe ishte vendosur në qytetin Coventry.


