Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

    September 10, 2025

    TIRANË- 74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë aftësi për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital (information and data literacy skills), përqindje që bie në 69.7% për ata që jetojnë në periferi dhe arrin në nivelin më të ulët, 62.2%, për banorët e zonave rurale.

    Diferenca prej mbi 12 pikë përqindje mes qytetit dhe fshatit tregon qartë hendekun urban-rural në aksesin dhe përdorimin e teknologjisë.

    Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, mesatarja e BE-së për individët me të paktën aftësi bazë për informacionin dhe të dhënat arrin në 85.4% në qytete, 80.4% në periferi dhe 77.6% në zona rurale. Në krahasim me nivelin e BE-së, vendi ynë ndodhet dukshëm nën mesataren në të treja kategoritë, ndërsa për vendet e rajonit nuk ka të dhëna.

    Në vitin 2023, 85.4% e personave të moshës 16–74 vjeç që jetonin në qytetet e BE-së kishin të paktën aftësi bazë në përdorimin e informacionit dhe të dhënave. Ky nivel ishte pak më i ulët për ata që jetonin në qytete të vogla dhe periferi (80.4%) dhe në zona rurale (77.6%).

    Të dhënat tregojnë se në 22 vende të BE-së, përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave janë regjistruar në qytete. Megjithatë, në 4 vende, përqindjet më të larta janë regjistruar për ata që jetojnë në qytete të vogla dhe periferi – në Danimarkë (95.9% e popullsisë), Irlandë (94.4%), Qipro (90.4%) dhe Belgjikë (89.4%) – ndërsa në rastin e Maltës, përqindja më e lartë është regjistruar në zonat rurale (91.6%, me besueshmëri të ulët).

    Ndër vendet e BE-së, Holanda ka regjistruar përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave në të tre nivelet e urbanizimit: 97.7% e banorëve të qyteteve, 97.4% e atyre që jetojnë në qytete të vogla dhe 97.1% në zona rurale.

    Përveç Holandës, Finlanda (97.7%) dhe Danimarka (95.8%) kanë regjistruar gjithashtu përqindjet më të larta të banorëve të qyteteve me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave. Nivelet më të ulëta janë regjistruar në Gjermani (77.5%), Bullgari (78.0%) dhe Itali (78.2%).

    Bullgaria (66.3%), Rumania (71.7%) dhe Gjermania (72.5%) regjistruan përqindjet më të ulëta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, lexim, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave dixhitale, jo vetëm në qytete të vogla dhe periferi, por edhe në zonat rurale (përkatësisht 57.7%, 64.9% dhe 71.2%).

    Treguesi “information and data literacy skills” është një nën-dimension i Digital Skills Indicator (DSI) që mat aftësitë e individëve për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital. Ai vlerësohet përmes aktiviteteve konkrete në internet apo softëare, ku kryerja e një aktiviteti tregon aftësi bazë, ndërsa më shumë aktivitete tregojnë aftësi mbi bazë. Ky tregues është pjesë e politikave digjitale të BE-së dhe ndihmon në monitorimin e objektivave për rritjen e aftësive digjitale të qytetarëve deri në vitin 2025 dhe 2030./Monitor

    Europe shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.