Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike në T2 2025

    September 26, 2025

    TIRANË– Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

    Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet dhe strukturat e ngjashme regjistruan 2,158,276 netë, me një rritje prej 31.7%. Në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina) u shënuan 170,755 netë, duke u rritur me 43.3%, ndërsa në kampingje u regjistruan 18,686 net-qëndrime, një rritje prej 47.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në gjysmën e parë të vitit 2025, në Bashkimin Europian u regjistruan 1.279 milion netë qëndrimi në strukturat turistike, një rritje prej 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (1.249 milion).

    Në nivel shtetesh, rritjen më të madhe e shënuan Malta (+12.7%), Letonia (+8.6%) dhe Polonia (+8.5%). Në të kundërt, Irlanda regjistroi një rënie prej -3.5%, ndërsa Gjermania (+0.2%), Suedia (+0.5%) dhe Belgjika (+0.9%) raportuan rritjet më të ulëta.

    Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe jashtë saj) përbënin gati gjysmën (48.0%) e të gjitha netëve të qëndrimit në gjysmën e parë të vitit 2025, me dallime të mëdha mes vendeve të BE-së. Pjesa më e lartë e netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj në fillim të vitit u regjistrua në Maltë (93.6%), Qipro (93.1%) dhe Kroaci (87.6%).

    Në të kundërt, vizitorët e huaj përbënin më pak se një të pestën e netëve të qëndrimit në Gjermani (18.5%), Poloni (19.2%) dhe Rumani (20.2%).

    Rritja e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në gjysmën e parë të 2025 ishte +3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pak më e lartë se rritja e netëve të brendshme (+1.7%).

    Rritjet më të mëdha të netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj u regjistruan në Maltë (+13.0%), Letoni (+12.8%) dhe Finlandë (+12.3%). Në krahun tjetër, Irlanda (-6.1%), Suedia (-5.3%) dhe Gjermania (-2.9%) ishin të vetmet vende që përjetuan rënie./Monitor

    “Akullorja hahet me pirun”/ Blerta Celibashi zbulon çuditë e familjes mbretërore: Nuk trokiten gotat

    Europe Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.