Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria hedh një tjetër hap drejt BE-së, ja kapitujt që hapen

    May 22, 2025

    Në Bruksel u zhvillua sot Konferenca e pestë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë takim, u hapën zyrtarisht negociatat për grup-kapitullin 3 me titullin “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”.

    Delegacioni i Bashkimit Europian u përfaqësua nga ambasadorja Agnieszka Bartol, Përfaqësuese e Përhershme e Polonisë në BE dhe drejtoresha e përgjithshme e Komisionit, Gert Jan Koopman, ndërsa delegacioni shqiptar u drejtua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

    Ky grup përfshin disa kapituj kyç që trajtojnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social, përfshirë transformimin digjital dhe mediat, taksimin, politikën ekonomike dhe monetare, punësimin dhe politikën sociale, politikën industriale dhe ndërmarrjet, shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe unionin doganor.

    Në kuadër të konferencës, Bashkimi Europian vendosi edhe kriteret dhe standardet për mbylljen e përkohshme të këtyre kapitujve, duke theksuar se monitorimi i vazhdueshëm i përputhshmërisë me “acquis”-in europian dhe standardet e BE-së do të jetë pjesë e pandashme e negociatave.

    Kjo konferencë vjen pas hapjes së mëparshme të kapitujve të “Themeloreve”, “Marrëdhënieve të Jashtme” dhe “Tregut të Brendshëm”, si pjesë e procesit të negociatave të anëtarësimit, të cilat u zhvilluan gjatë 2024 dhe 2025.

    Në një njoftim për shtyp të Këshillit të Bashkimit Europian theksohet se procesi i negociatave do të vazhdojë me ritme të qëndrueshme dhe se konferenca do të rikthehet për të shqyrtuar progresin në këtë grup-kapitull në kohën e duhur.

    Ky grup përfshin kapitujt e mëposhtëm negociues:

    Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media,
    Kapitulli 16 – Taksimi,
    Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare,
    Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi,
    Kapitulli 20 – Politika e ndërmarrjeve dhe industrisë,
    Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi,
    Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura,
    Kapitulli 29 – Bashkimi doganor

    BE negociatat Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.