Shqipëria shënoi një fitore historike 1-0 ndaj Andorrës, duke siguruar për herë të parë vendin në Play Off-in e Botërorit. Pas këtij suksesi, analizat për kundërshtarët e mundshëm kanë nisur menjëherë.
Sipas platformës statistikore Football Meets Data, në rast se Shqipëria përfundon në vazon e tretë, rivali më i mundshëm me probabilitet 19% është Çekia. Maksimumi i probabilitetit për çdo kundërshtar është 25%, pasi janë katër ekipet e mundshme.
Shorti i Play Off-it do të zhvillohet më 20 nëntor në Nyon, ku do të përcaktohet edhe kundërshtari i kuqezinjve në këtë fazë vendimtare.


