TIRANË– Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të hëne përmes një posstimi në rrjetet sociale ka publikuar të dhënat e katër mujorit të parë të 2025, në lidhje me turistët që kanë vizituar bukuritë e zonave tona të mbrojtura.
Në postimin e tij shefi i qeverisë ka shkruar se numërohen 867 mijë vizitorë të cilët kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura. Ndërsa shton se janë 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar❤️
Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës ♂️
#AlbaniaAllSenses️♀️✈️/Radar.al


