TIRANË- Pranë zonave arkeologjike do të vijojë të lejohet ushtrimi i aktivitetit tregtar, përshirë shitjen e suvenierëve, shërbime për guida turistike, kafene apo lokale për ushqim të shpejtë. Por kontratat aktuale të bizneseve pas përfundimit të vlefshmërisë, pritet të rishikohen sipas kritereve të reja të propozuara për licencim.
Nëpërmjet një udhëzimi të ri, Ministria e Turizmit propozon kritere dhe procedura të reja për ushtrimin e aktiviteteve tregtare në zonat me vlerë arkeologjike, historike dhe kulturore. Udhëzimi parashikon që kontratat ekzistuese duhet të rishikohen sipas rregullave të reja brenda datës së fundit të lidhjes së kontratës, në të kundërt nëse nuk përshtaten humbasin vlefshmërinë.
Sipas draftit, lejohen në këto zona do të lejohet ushtrimi i aktiviteteve tregtare, përfshirë, shitja e botimeve, katalogëve, suvenirëve dhe riprodhimeve të objekteve kulturore, shërbime informacioni dhe guida turistike, si dhe aktivitete të kufizuara të kafeneve dhe ushqimit të shpejtë.
Udhëzimi përcakton se subjektet që duan të ushtrojnë aktivitet duhet të jenë të regjistruara ligjërisht, të pajisura me licencat përkatëse, të mos kenë probleme penale dhe të dëshmojnë kapacitete financiare e profesionale. Gjithashtu, aktiviteti i propozuar duhet të garantojë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Për suvenierët dhe materialet promovuese përcaktohen kritere të qarta: ato duhet të jenë replika ose produkte artizanale tradicionale, të prodhuara me materiale dhe teknika vendase, si dhe botime me ISBN që promovojnë vlerat kulturore.
Udhëzimi përcakton se subjektet e interesuar për ushtrim aktiviteti në zonat arkeologjike, përveç dokumentacionit, fillimisht duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë Ministrisë së Turizmit.
Kërkesa për aktivitet duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, përfshirë plan biznesi, projekt teknik, plan mirëmbajtjeje dhe dëshmi eksperiencash të mëparshme.
Tipologjia e aktiviteteve tregtare të lejuara përfshin:
-shërbimi i botimeve dhe shitjes së katalogëve, fletëpalosjeve, botimeve të tjera ngjashme, incizimeve audiovizive dhe informatike, çdo material tjetër informativ: shërbim i shitjes së riprodhimit të pasurive (replika, suvenirë):
-shërbime të pritjes, përfshirë ato të asistencës, argëtimit për fëmijët, shërbimet e informacionit. të guidave dhe asistencës didaktike;
-shërbime të kafeterisë dhe ushqimit (kafeteri, pije dhe ushqim i shpejtë):
Kriteret që duhen plotësuar për aktivitet tregtar në këto zona:
-Të jetë regjistruar si person fizik/person juridik me status aktiv, sipas dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi për regjistrimin e veprimtarisë tregtare të jetë i pajisur me të gjitha lejet dhe/ose licencat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi në varësi të llojit të aktivitetit dhe kërkesës së propozuar për ushtrim aktiviteti tregtar;
– Për personin fizik të mos jetë në ndjekje penale ose të mos jetë dënuar për një vepër penale në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në fushën e aktivitetit ku ushtron veprimtarinë ekonomike, për personin juridik të merret dëshmia e penalitetit për administratorin ligjor. të sigurojë kapacitete financiare dhe ekspertizë të nevojshme për të zbatuar aktivitetin tregtar të propozuar
– Të propozojë një aktivitet tregtar që garanton ruajtjen, mbrojtjen, promovimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore
Kriteret që duhet të përmbushi aktiviteti tregtar për shitje suvenierësh dhe botimeve
-Të jenë replika të objekteve/vlerave me përfaqësuese të trashëgimisë kulturore që ruhen dhe promovohen në pasurinë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar;
-Të jenë riprodhim në letër, tekstil, qeramikë, plastikë, dru etj. të imazheve. objekteve/vlerave më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore që ruhen dhe promovohen në pasurinë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar;
-Të jenë objekte funksionale me forma dhe imazhe të përshtatshme për promovimin e vlerave të pasurisë kulturore të institucionit ku ku do ushtrohet aktiviteti tregtar (per diskutim);
-Të jenë produkte të zejtarisë tradicionale të cilët përfaqësojnë traditat kulturore autentike në materiale modele dhe mjeshtëri tipike të zonës ku do ushtrohet aktiviteti tregtar të punuara me dorë dhe teknika e mjete tradicionale të artizanatit; e) Të jenë botime (libra, harta, almanakë, vjetarë, katalogë, albume, dëftues të rrugëve, broshura etj.) të pajisura me ISBN, që promovojnë vlerat kulturore të vendit tonë në përgjithësi, të pasurisë kulturore ku do ushtrohet aktiviteti tregtar dhe të rajonit ku ndodhet pasuria kulturore në veçanti;
-Kërkesë me shkrim pranë ministrisë së Turizmit
Kërkesa për aktivitet duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, përfshirë:
CV të subjektit tregtar ose administratorit; Ekstrakt historik të aplikuesit; Informacion mbi tipologjinë e aktivitetit tregtar që propozohet të ushtrohet; Vetëdeklarim që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk është dënuar penalisht për vepra penale në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në fushën e aktivitetit ku ushtron veprimtarinë ekonomike;
-Vërtetim që subjekti nuk është subjekt i procedurave të likuidimit ose falimentit;
-Vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;
-Planvendosjen e aktivitetit tregtar të propozuar
-Plan biznesin për ushtrimin e veprimtarisë tregtare për një kohëzgjatje minimale 5 vjeçare. duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të të ardhurave dhe shpenzimeve./Monitor


