BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa muaj më parë në Northampton, ku një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me një kamion mbeturinash.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit të vitit të kaluar, në rrugën Wellington Street.
Sipas dëshmive në gjykatë, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se dëgjoi britma pasi një burrë u përmbys nga një kosh mbeturinash brenda kamionit dhe u shtyp. Beca pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë më 6 nëntor si pasojë e plagëve të marra.
Sipas mjekësisë ligjore në Northampton bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte dëmtimi i organeve jetike. Familjarët e tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për seancën, theksuan se ai nuk ishte i pastrehë.
Mjekja ligjore Anne Pember, deklaroi se mbetet e paqartë pse 30-vjeçari ndodhej brenda koshit të mbeturinave, duke e cilësuar vdekjen si aksidentale. Nga ana e tij, drejtuesi i kamionit, Stephen Ploëman, tha se kishte kontrolluar koshin dhe kishte parë vetëm karton në sipërfaqe. Ai shtoi se pasi kishte zbrazur koshin dhe kishte aktivizuar mekanizmin e shtypjes, dëgjoi britma.
“Në atë moment e pashë, po më shikonte dhe i thashë vazhdimisht ‘dil jashtë’. Shtypa menjëherë butonin e emergjencës dhe telefonova shërbimet e urgjencës”, deklaroi ai, duke shtuar se ngjarja i ka shkaktuar trauma dhe frikë për t’u rikthyer në punë.
Policia e Northamptonshire Police konfirmoi se nuk ka rrethana të dyshimta që lidhen me ngjarjen, ndërsa një raport i plotë i është dorëzuar autoriteteve përkatëse./Radar.al


