Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një nënkalim në qytetin gjerman të Völklingen.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, ndërsa forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar të gjithë zonën.
Sipas autoriteteve, shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë, por nuk përjashtohet mundësia e një akti kriminal.
Një zëdhënës i policisë deklaroi se aktualisht nuk ekziston më rrezik për sigurinë publike, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Völklingen ndodhet pranë kufirit me Francën dhe ka rreth 40 mijë banorë.


