Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shpërndanin kartëmonedha false në Vlorë, arrestohen 2 të rinj

    March 11, 2025
    Shpërndanin kartëmonedha false në Vlorë, arrestohen dy të rinj

    VLORË– “Blutë” e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fake Cash”, duke goditur një aktivitet të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara. Gjatë operacionit, janë arrestuar dy shtetas dhe një tjetër është proceduar penalisht për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

    Pas hekurave kanë përfunduar Jurgen Tërpo, 25 vjeç, dhe Bledar Sulko, 35 vjeç, të dy banues në qytete të ndryshme, ndërsa shtetasi T.K., 24 vjeç, banues në Vlorë, u procedua në gjendje të lirë. Hetimet tregojnë se këta individë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin euro të falsifikuara në qytetin e Vlorës. Shtetasi T.K. dyshohet se siguroi kartëmonedha false dhe i futi në treg përmes blerjeve në biznese të ndryshme.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Fake Cash”, goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara.

    Vihen në pranga 2 shtetas që siguronin euro të falsifikuara dhe procedohet penalisht 1 tjetër që i fuste në treg duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

    Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Cash”. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Jurgen Tërpo, 25 vjeç, banues në Skrapar;

    Bledar Sulko, 35 vjeç, banues në Përmet.

    Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara në qytetin e Vlorës. Shtetasi T. K. dyshohet se siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

    Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro. Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Radar.al

    dy te arrestuar Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.