Një student i universitetit britanik pasi pësoi djegie të rënda nga dielli mësohet se vdiq 25 minuta.
Ishte dita e parë e Charlie Vincent që punonte si mësues kanoe në një kamp veror në New Hampshire, në SHBA . Por nga ekspozimi i diellit ai pësoi djegie të shkallës së dytë në këmbë.
Drejtuesit e kampit e çuan 20-vjeçarin në një spital e si rrjedhojë zbulua se ai kishte gjithashtu pneumoni në mushkëri.
Charlie, një student filmi në Universitetin De Montford në Leicester, u operua për infeksionin e frymëmarrjes, por familja e tij u shpreh se gjatë operacionit ai pësoi një mini-goditje dhe zemra i ndaloi për 25 minuta.
Motra 24-vjeçare e Charlie, Emily, tha se mjekët zbuluan se Charlie kishte një zemër të zmadhuar, e njohur gjithashtu si kardiomegalia, e cila bën që zemra të punojë më shumë se normalisht.
Mjekët dyshojnë se ai mund ta kishte pasur këtë gjendje që nga lindja, por u desh “diçka si një infeksion i frymëmarrjes” që ata ta zbulonin.
Ai kaloi rreth një javë në një koma të induktuar, ku mjekët kishin frikë se do të kishte nevojë për një transplant urgjent për zemrën dhe të dyja veshkat.
Por rikuperimi i tij ishte një mrekulli për të gjithë mjekët, dhe të enjten do kthehej në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.


