Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në Kamëz.
Burimet bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar për një vend parkimi.
Si pasojë e konfliktit për vendin e parkimit, njëri prej tyre nxorri armën dhe plagosi në këmbë shtetasin Mikel Xhetani, 25-vjeç.
I plagosuri ndodhet në ambientet spitalore, ndërsa thuhet po vijon puna për kapjen e autorit.


