Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përplasur dy automjete.
Për pasojë, kanë humbur jetën R. H., 66 vjeç, dhe A. H., 52 vjeç, të cilët ndodheshin në të njëjtin mjet.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve të mjeteve, 33-vjeçarit A. Gj., i cili rezultoi në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burime nga vendngjarja raportojnë se reshjet e dendura të shiut mund të kenë ndikuar gjithashtu në humbjen e kontrollit të automjeteve.


