DURRËS-“Blutë” e Durrësit kanë vënë në pranga një shtetas 36-vjeçar pasi u kap duke shitur dosa lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e Durrësit./Radar.al


