Radar.al sjell për ju zhvillimet minutë pas minute lidhur me protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë të 7 tetorit.
Burimet bëjnë me dije se teksa opozita ka planifikuar një përqendrim më të madh protestuesih përpara Kryeministrisë, kjo e fundit është “blinduar”.
Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar.
Mësohet se është hequr po ashtu instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.
Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë.


