Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Shifrat/ Barcelona, për të thyer një tabu në “San Siro”

    May 6, 2025
    Shifrat/ Barcelona, për të thyer një tabu në "San Siro"

    Barcelona dhe trajneri i saj Hansi Flik kanë një sfidë të dyfishtë sonte në mbrëmje në Milano.

    Trajneri gjerman do të kërkojë ta çojë ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampioneve në Mynih më 31 maj. Skuadra e Flik do të përballet kundër Interit në Milano pas barazimit 3-3 një javë më parë në Spanjë. Barça ka dhe një rival tjetër, historinë jo fort të këndshme të kohëve të fundit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Nga katër ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushe në fazën gjysmëfinale, Barça i ka humbur të katërta.

    Më e fundit dhe një nga kujtimet më të pafata për blaugranat, ishte në sezonin 2018-2019, kur, pasi mposhtën Liverpulin 3-0 në “Camp Nou”, ata mbetën jashtë finales, sepse u mundën 4-0 në “Anfield”. Ekipi i drejtuar asokohe nga Ernesto Valverde e shpërdoroi avantazhin e ndeshjes së parë falë golave të Luis Suarezit dhe Mesit (2). Kujtimi më i mirë është ai i sezonit 2014-2015. Në ndeshjen e parë në Spanjë, Barça e Luis Enrikes mundi Bajernin e Mynihut të Pep Guardiolës (3-0), falë një dopiete nga Mesi dhe një goli nga Nejmar. Në ndeshjen e kthimit, pavarësisht humbjes 3-2 në Mynih – me dy gola të Nejmar – Barça u kualifikua për në finale, të cilën e fitoi në Berlin kundër Juventusit (3-1). Gjysmëfinalja tjetër ishte ajo në sezonin 2012-13.

    Bajerni e shpartalloi Barcelonën me dy fitore 4-0 në Mynih dhe 3-0 në Barcelonë. Gjysmëfinalja e fundit në të cilën Barça humbi ndeshjen jashtë fushe, ishte në sezonin 2011- 12 kundër Çelsit. Në ndeshjen e parë, të luajtur në “Stamford Bridge”, katalanasit humbën 1-0 ndaj ekipit të Di Mateos. Në ndeshjen e kthimit ata barazuan 2-2 me një gol vendimtar nga Fernando Torres për londinezët, që shkuan në finale./PanoramaSport

    Champions League Inter-Barcelona
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    April 16, 2026

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    April 16, 2026

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.