Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sherri me th*ka mes nxënësve. Flasin prindërit e 17-vjeçarit që u plagos

    April 1, 2025
    U qëllua për një vajzë, 17-vjeçari: Nuk i njoh, vajza më qeshi

    Në një lidhje telefonike me emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i 17-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë nga një 18-vjeçar, na ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur para pak ditësh në Sarandë.

    Sipas tij ky është konflikti i dytë i ndodhur midis dy të rinjve.

    Pasi bëri me dije se djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ai shtoi më tej se i biri u godit nga autori me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës.

    Më tragjike mbetet fakti kur babi i 17-vjeçarit shpjegon se në momentin e ngjarjes djali kishte qënë duke kaluar me shokun e tij dhe një vajzë i kishte buzëqeshur.

    Babai i 17-vjeçarit theksoi se ai nuk e njihte vajzën ndërsa me autorin e ngjarjes është munduar të sqarohet.

    “Gjendja e djalit është shumë e rëndë. Ky është sherri i dytë që është bërë.I pari ka ndodhur në datën 22 mars. Djali nuk na tregoi të vërtetën, ai na tha se kishte rënë nga shkallët. Ai ishte goditur me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës. Ai kishte dalur xhiro me shokët dhe aty kishte kaluar një vajzë që i kishte buzëqeshur. Ato nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Djali dhe shoku i tij nuk e kanë ngacmuar atë. Autori e ka goditur djalin time me thikë edhe 1 javë para ngjarjes. Djemtë e kishin sqaruar të dashurin e vajzës që ato nuk kishin lidhje me të.Thika e përdorur është gjetur, por ja kanë ngarkuar djalit tim, kur e kishte ai në dorë ata ja kishin marrë.” tha ai

    Më tej babai tregon se tha se prindërit e autorit i kishin shkuar tek shtëpia e tij, dhe kërkuan zgjidhje të problemit duke i ofruar para, por ky i fundit nuk pranoi.

    Ai tregoi se autori ishte një fëmijë me probleme, madje ai ka plagosur edhe djalin e kushëririt të tij.

    “Unë kam kërkuar që të hapen kamerat, por nuk kanë ndodhur. Ne e morëm vesh ngjarjen nga shoku i djalit që na tha se ai ishte plagosur dhe ishte në spitalin e Sarandës.
    Spitali i Sarandës na dërgoi në Vlorë për operim, por atje më thanë se nuk kishte nevojë. Prindërit e autorit kanë ardhur së bashku me djalin tjetër në shtëpi, dhe më kërkuan zgjidhje për problemin. Me ofruan para, gjakun s’e shes. Ai është një fëmijë me probleme, ka plagosur edhe djalin e kushëririt tim ”
    përfundoi babai i 17-vjeçarit.

    Gjatë bisedës ka ndërhyrë edhe mamaja e 17-vjeçarit e cila ka deklaruar se autori i kishte prerë rrugën duke e goditur me levë. Ajo tha se ai asnjëherë nuk është përfshirë në konflikte dhe se në momentin që është plagosur, djalin nuk e kishte ndihmuar asnjë.

     

    17 vjecari Flasin prindërit sarande Sherri me th*ka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.