Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Sherret te grupi Whatsapp: Në 4 Korrik, vëmë flamuj të SHBA dhe Çifutërisë? Açka: E papranueshme kjo gjuhë! Lela: A ta mbyllim me turkun?

    June 30, 2026

    TIRANË– Në një grup në Whatsapp ku janë pjesë 512 persona që i përkasin zërit publik, ditët e fundit janë bërë biseda të shumta pasi u vendos që protesta të thërrasë një Kuvend Kombëtar. Në këtë grup Ëhatsapp secili është i “ftuar” të japë mendimet e veta, por duket se 512 vetë, apo ata që kanë një zë më të fortë se të tjerët nuk po bien në konsensus me njëri tjetrin.

    Një pjesë e organizatorëve diskutojnë për protestën e madhe të 4 korrikut, ku kërkohet mendimi i “organizatorëve” për flamujt që do të përdoren në atë protestë.

    “Në datën 4 korrik në protestë do të ketë edhe flamujt të USA dhe të çifutërisë, si ju duket.”-shkruan një prej vajzave të organizimit në grup.

    Kaq ka mjaftuar dhe shprehja “çifutërisë” duket se ka shkaktuar debate të ethshme, ku më së shumti, personazhet e përfshirë kanë folur me tone akuzuese ndaj njëri tjetrit.

    “Çdo të thotë “çifutërisë” që përdoret këtu? Ju lutem tërhiqeni kush e tha. Kjo gjuhë nuk është për këtë grup. Më vjen shumë keq! Mund ta kishit thënë: Flamuri i Izraelit”, shkruan Flutura Açka, ish-deputetja e PD duke kritikuar personat që shkruajnë në një grup me 512 persona pa dorashka.

    Brenton Kotorri, një ekspert komunikimi në përgjigje të Flutura Açkës reagon dhe thotë se “çifutët i thonë vetes Jeës njësoj siç i thonë Israelis apo Hebrews”.

    “Janë sinonime pse u indinjuat, shkruan ai. Nuk është se të jesh politikisht korrekt të bën njëri të mirë apo të keq, të bën më të pavërtetë me veten, po”.

    Kastriot Çipi jep mendimin e tij duke thënë se është kundër çdo flamuri të huaj në protestë. “Shteti i Izraelit quhet zyrtarisht Shteti Çifut i Izraelit”.

    “Jo zotërinj dhe zonja të nderuara, lërini nuancat e gjuhës ti shpjegojnë ata që merren me gjuhë. “Çifutëri” është përsvaltëse, fyese dhe diskriminuese. Mbase është thënë këtu pa të keq, por nuk tingëllon mirë dhe i bën dëm këtij diskutimi”, argumenton Açka.

    Vehap Kola, një tjetër eksponent afër PD, për të shmangur këto debate shkruan se hedh dikush një gur në lum dhe hidhen të gjithë për ta kapur. “Nuk bëhet çdo debat në një grup Whatsapp”.

    Ironikisht i përgjigjet zëdhënësi i PD, Alfred Lela: A ta mbyllim me turkun”?!

    Duke nënkuptuar se parafolësi është i orientuar më shumë drejt Turqisë.

    Mes shumë bisedash, debatesh me replika dhe mungesë dakortësie, personalitetet që shkruajnë debatojnë për flamujt që do të shpërndahen në protestë në datën 4 korrik kur do të mbahet edhe protesta më e madhe e rezistencës së flamingove./Radar.al

    Alfred Lela Flutura Açka Largohet Flutura Açka SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    June 30, 2026

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    June 30, 2026

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    June 30, 2026

    Dëshmia e pasagjeres së mbijetuar: Shoferi nuk dukej mirë, gjithçka ndodhi në pak sekonda

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.