Një konflikt mes dy punonjësve të një lokali në zonën e Komunës së Parisit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur njërin nga të përfshirët.
Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.


