Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje e tërë nën rrënoja

    October 29, 2025

    Një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb mëngjesin e sotëm në provincën Kocaeli, në veriperëndim të Turqisë, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të menjëhershëm të ekipeve të emergjencës.

    Sipas mediave turke, pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

    Në vendngjarje ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje për të gjetur të mbijetuarit. Guvernatori i Kocaelit, İlhami Aktaş, deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa theksoi se prioritet mbetet shpëtimi i personave të bllokuar.

    “Pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e incidentit,” u shpreh Aktaş.

    Ndërkohë, Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se në operacion janë përfshirë 147 punonjës shpëtimi, përfshirë 80 efektivë policie e zjarrfikës, si dhe ekipe nga organizatave joqeveritare dhe bashkitë lokale.

    Në terren po përdoren tetë pajisje zbulimi, dy dronë dhe 52 automjete për kërkimet nën rrënoja.

    Sipas hetimeve paraprake, shembja mund të jetë shkaktuar nga punime nëntokësore që po kryheshin në afërsi të godinës, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende një konkluzion përfundimtar.

    familje ndërtesa rrenoja turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.