Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shemben tre vila pa leje në Farkë, Rama: Operacioni nuk ndalet askund dhe përballë askujt

    November 7, 2025

    Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga një tjetër operacion për lirimin e hapësirave publike, këtë herë në zonën e Farkës. Në to, shfaqet shembja me tritol e një kompleksi vilash të ndërtuara pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

    Rama theksoi se “nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe në kurriz të komunitetit”. Ai shtoi: “Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur askush të mos guxojë të ndërtojë metra katrorë pa leje.”

    Operacioni kombëtar, i nisur në korrik dhe pjesë e vizionit “Rilindja Urbane 2.0”, synon rikthimin e ligjshmërisë në territor dhe krijimin e më shumë hapësirave publike për qytetarët. Ai përfshin ndërtues, mbikëqyrës dhe inspektorë që shkelin kushtet e lejeve për vila dhe godina të shtrenjta, të cilët përballen me masa administrative dhe penale sipas legjislacionit në fuqi.

    Për të lehtësuar denoncimin e abuzimeve, qytetarët mund të përdorin portalin Hapësiraimepublike.gov.al
    . Deri më sot, nga 15,310 raste të raportuara, janë zgjidhur 11,686, ndërsa 3,624 raste janë aktualisht në proces shqyrtimi.

    Farkë IKMT leje ndërtimi operacioni rama shemben vila
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.