Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Çështjet e Arsimit dhe Shëndetësisë serbe në Veri duhet të zgjidhen përmes dialogut

    March 21, 2026
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Çështjet e Arsimit dhe Shëndetësisë serbe në Veri duhet të zgjidhen përmes dialogut

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se çështja e shpërbërjes së strukturave paralele të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë duhet të trajtohet në dialog, por theksoi se këto janë çështje të ndërlikuara.

    “Sigurisht që duam që strukturat e arsimit dhe shëndetësisë të mbijetojnë. Ato janë struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të trajtohet në dialog. Sigurisht, do të ketë shpërbërje. Mendoj se kjo ditë nuk është afër, këto janë çështje të vështira dhe të ndërlikuara që të trajtohen”, tha Orav gjatë një bisede me gazetarë në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

    Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë ka institucione të arsimit dhe shëndetësisë që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se planet janë që ato të shkrihen brenda sistemit të Kosovës.

    Gjatë bisedës me gazetarë, Orav foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjete.

    Orav sërish e përshëndeti lehtësirat e ofruara nga Kosova për qytetarët serbë, por tha se nuk duhet të ketë ndërprerje të shërbimeve për komunitetin serb.

    Ai tha se këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut.

    Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Orav tha se kjo çështje është në dialog dhe “nuk do të zhduket”.

    Ai tha se BE-ja e ka qëndrimin që një kohë të gjatë që statusi i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk ka ndodhur ende dhe, sipas tij, një qasje e tillë nuk i ndihmon askujt.

    Orav theksoi se nëse analizohet në detaje deklarata e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, qëndrimi i BE-së është se Asociacioni duhet të themelohet në bashkëpunim me komunitetin serb dhe brenda kornizës së dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

    “Në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e dëgjoni deklaratën e emisarit Serensen, duhet të bëhet, pa ndërprerje, me komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikuluar aq qartë, Asociacioni është aty”, tha ai, duke shtuar se këtë e di Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Soreseni.

    Kosova dhe Serbia u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023.

    Në bisedën me gazetarë, Orav foli edhe për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës gati tre vjet më parë për shkak të tensioneve në veri.

    Ai tha se është vendimi i duhur dhe Kosova e ka merituar.

    “Nuk e di ndonjë shtet tjetër që ka pasur masa të tilla. Edhe sanksionet ndaj Rusisë rishikohen çdo gjashtë muaj. Çfarë ndodhi me Kosovën ishte e unike, na duhej konsensus për të hequr masat. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë” si rasti i Kosovës, tha ai, duke shtuar se ai vetë ka punuar në Bruksel.

    Më 17 mars, BE-ja konfirmoi heqjen e të gjitha masave. Autoritetet në Kosovë i kanë cilësuar masat vazhdimisht si të padrejta, pasi deklaronin me bindje se i kishin plotësuar kohë më parë kërkesat e BE-së për heqjen e tyre: uljen e tensioneve dhe zvogëlimin e pranisë policore afër objekteve të katër komunave në veri të Kosovës.

    Masat patën kosto të konsiderueshme financiare për Kosovën, pasi u pezulluan apo u shtynë projekte të ndryshme në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II dhe III), si dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)./ REL

    Aivo Orav Çështjet e Arsimit dhe Shëndetësisë serbe në Veri Kosovë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.