Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    Trump: Askush nuk do të më tregojë se kujt do t’i shesim aeroplanët F-35

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

    December 12, 2025
    Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte. Fotografi nga arkivi.

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”. Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.

    “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte. “Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

    Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

    Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.

    Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje. Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës./rel

    Mark Rutte objektivi i radhës Rusi Shefi i NATO
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 27, 2026

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    July 27, 2026

    Trump: Askush nuk do të më tregojë se kujt do t’i shesim aeroplanët F-35

    July 27, 2026

    Papa Leone XIV u bën thirrje të rinjve të përdorin me përgjegjësi rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.