Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA dhe India i japin fund kohës së raporteve të ftohta

    February 4, 2026

    Me marrëveshjen e tyre tregtare, SHBA-ja dhe India e shohin veten në prag të një partneriteti të ri. Jo më tarifa ndëshkuese, por më shumë importe.

    Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anë e mbanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare. Vetëm pak kohë pas marrëveshjes me BE-në, çuditërisht shpejt, e ndoshta jo edhe rastësisht, arrihet marrëveshja mes tyre.

    Marrëveshja u njoftua në mënyrën tipike nga Trumpi, në Truth Social, platformën e Presidentit amerikan. Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat e Indisë: nga 50 përqind në 18 përqind. Një tarifë ndëshkuese e vendosur më parë prej 25 përqind do të eliminohet plotësisht, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë.

    SHBA-ja e kishte vendosur këtë tarifë, sepse India vazhdoi të blinte naftë dhe gaz rus të lirë pavarësisht sanksioneve perëndimore. Një tarifë shtesë, e përgjithshme, do të ulet gjithashtu nga 25 përqind në 18 përqind.

    Marrëdhëniet e ftohura mes SHBA-së dhe Indisë

    Marrëdhënia midis Kryeministrit të Indisë Narendra Modi dhe Trumpit konsiderohej se ishte ftohur ndjeshëm kohët e fundit. Tarifat drastike të SHBA-së kishin tensionuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje dukej më pak e mundur. Por tani më nuk flitet për një atmosferë të ftohtë në kampin amerikan.

    Në vend të kësaj, ambasadori amerikan Sergio Gor theksoi afërsinë personale midis dy udhëheqësve në kanalin e lajmeve NDTV në Indi. “Gjithmonë kam thënë se Kryeministri dhe Presidenti ndajnë një miqësi të ngushtë. Disa nuk e besuan, por kjo miqësi është rritur gjatë shumë viteve, ka vazhduar dhe në fund të fundit është arsyeja pse u arrit kjo marrëveshje”, tha Gor.

    Ndalimi i importit si levë kundër Rusisë?

    Vetëm miqësia me sa duket nuk e shpjegon marrëveshjen. Siç deklaroi Trump, Modi kishte rënë dakord më parë të mos importonte më naftë nga Rusia. Ambasadori amerikan Gor nuk deshi të komentojë detajet e marrëveshjes. Mjafton të thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord prej kohësh për dëshirën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

    “Kryeministri gjithashtu dëshiron të shohë paqe atje, ashtu si edhe Presidenti”, theksoi Gor. Prandaj, marrëveshja e arritur tani është një shkak për festim. Gor shtoi: “Për ta kuptuar më mirë, dua t’ju kujtoj se Bashkimit Evropian dhe Indisë iu deshën 19 vjet për të negociuar marrëveshjen e tyre.”

    Megjithatë ekspertët e konsiderojnë të pamundur që India të ndërpresë menjëherë të gjitha blerjet e naftës bruto nga Rusia.

    Në një reagim në platformën X, Kryeministri Modi shprehu kënaqësinë e tij për uljet e tarifave. Ai ende nuk ka komentuar të dhënat për blerjen e naftës ruse. Ministri i Tregtisë iIndisë, Piyush Goyal, deklaroi se marrëveshja do të krijojë lidhje më të ngushta midis dy ekonomive dhe do të krijojë mundësi të papara për kompanitë indiane.

    Sipas Presidentit të SHBA-së Trump, India po angazhohet të ulë tarifat e importit për mallrat amerikane në zero dhe të importojë produkte me vlerë 500 miliardë dollarë.

    India është hapur

    Për ekspertin e tregut financiar Arvind Sanger, pakti tregtar ka implikime afatgjata: “Në vitet e fundit, India ka hezituar të marrë riskun e hyrjes në marrëveshje të tregtisë së lirë. Vetëm pak muaj më parë, vendi mezi ishte i pranishëm në shumë marrëveshje ndërkombëtare tregtare”, shpjegon ai. Tani India është hapur dukshëm më shumë – “me BE-në, me Britaninë e Madhe dhe tani përsëri edhe me SHBA-në. Nga një perspektivë afatgjatë, kjo është me rëndësi të madhe.”

    Pak më shumë se një javë më parë, BE dhe India arritën një marrëveshje të gjerë që eliminon tarifat për pothuajse të gjitha mallrat. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e quajti atë “nënën e të gjitha marrëveshjeve”./DW

    indi SHBA Uashingtoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026

    U vetëpla*os me ar*ë/ Humb jetën gjatë rrugës për në spital 35-vjeçari në Durrës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.