Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    DW: Turqia nis kërkimin për naftë në Somali/ Marrëveshje strategjike që mund të ndryshojë ekonominë e vendit afrikan

    Mateo Borri rrëfen momentin e vetëm kur mendoi të largohej nga Big Brother: Ishte nata e parë

    Valë sulmesh kibernetike në Ballkan dhe Evropë/ Kompromentohen të dhëna ushtarake dhe diplomatike, ekspertët: Askush nuk është i paprekshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Shantazhi me materiale private, armë jo e drejtë për SPAK

    February 25, 2026

    Nga Elton Qyno

    Kjo shpikja me video intime dhe shantazhe fotografish lakuriq, nuk sjell asgjë dhe nuk i shërben akuzës apo objektit të hetimit. Në shumë procedime penale të SPAK, këto 6 vite po dëgjojmë histori të kësaj natyre me video dhe kamasutra.

    Ky fenomen ndodh sapo sekuestrohet 1 telefon apo Lap-Top dhe fap rrëshkasin informacione në media dhe tavolina lokalesh, se aty brenda kishte dhe video intime dhe foto lakuriq. Rastet e fundit të hetimit të procedimeve Balluku, Gys Agasi, Veliaj, Ahmetaj e të tjera raste, videot intime dhe fotot lakuriq edhe nëse nuk ekzistojnë në telefona, janë kthyer në armën atomike të SPAK, për ta nënshtruar, dorëzuar dhe kapitulluar pa kushte, personin e vënë nën hetim. Ky është mjeti më i ulët për të denigruar dhe masakruar çdo të drejtë dhe privatësi, qofte dhe intime, të individit të vënë nën hetim.

    Kjo formë është doktrina e KGB-së dhe jo strategjia e prokurorisë. Edhe nëse qoftë të vërteta këto video apo foto, ato nuk i shërbejnë hetimit dhe as duhet të administrohen në dosjen penale, sepse nuk janë shkelje penale dhe nuk të çojnë asgjëkund. Përjashto rastet kur kemi të bëjmë me pornografi të miturish. Por të ngresh akuzë dhe më pas të shkosh deri në rrjedhjen e informacioneve se shiko se atij apo asaj i gjetëm dhe këtë videon këtu, kjo nuk e bën as serioze dosjen dhe s’ka as më interes publik akuza, pasi të gjithë duan videon apo foton. Kërkon të shohë dynjaja lakuriqsinë.

    S’ka më interes tek akuza dhe as interes se çfarë dëm është bërë në buxhet. Kjo nuk është drejtësi për të zbardhur të vërtetën, por shantazh për të denigruar dhe gjunjëzuar personin nën hetim. Ndërkohë që dhe vetë prokurorët apo gjyqtarët kanë edhe ata intimitetin e tyre. Kanë fotot dhe videot e tyre intime, me njerëzit e zemrës, të dashurat, komshiet, ankueset etj. Dhe shumë nga këto intimitete i bëjnë pikërisht në zyrat dhe tribunalet e drejtësisë, aty ku merren vendime të mëdha dhe ku bëhen diskutime të rëndësishme. Prandaj, përpara se të shihni intimitetin e personit nën hetim, hapni një telefonat tuaj dhe shikoni se ku dihet çfarë video apo foto keni bërë nëpër zyra.

    private shantazhi spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    DW: Turqia nis kërkimin për naftë në Somali/ Marrëveshje strategjike që mund të ndryshojë ekonominë e vendit afrikan

    April 15, 2026

    Mateo Borri rrëfen momentin e vetëm kur mendoi të largohej nga Big Brother: Ishte nata e parë

    April 15, 2026

    Valë sulmesh kibernetike në Ballkan dhe Evropë/ Kompromentohen të dhëna ushtarake dhe diplomatike, ekspertët: Askush nuk është i paprekshëm

    April 15, 2026

    Alarm për bombë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton i rremë

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.