Një alarm për bombë është regjistruar ditën e sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë.
Sipas raportimeve, njoftimi është dërguar përmes një e-maili drejtuar shefit të sigurisë së qendrës, çka ka aktivizuar menjëherë procedurat e verifikimit nga autoritetet.
Pas kontrolleve të kryera në terren, alarmi ka rezultuar i rremë, ndërsa situata është kthyer në normalitet.


