Legjenda e tenisit Serena Williams, 43 vjeçe, ka ndarë në Instagram imazhe me të brendshme mëndafshi blu, duke vënë në pah transformimin e saj fizik pas humbjes së 15 kilogramëve.
Williams rrëfeu se pas lindjes së vajzës së dytë, Adira, në gusht 2023, pati vështirësi të rikthehej në peshën e saj të shëndetshme, pavarësisht stërvitjes së rregullt. Zgjidhjen e gjeti përmes trajtimit me ilaçet GLP-1, si Ozempic dhe Mounjaro, të cilat i mori në bashkëpunim me kompaninë e kujdesit shëndetësor Ro.
“Ky nuk është një rrugëtim i shkurtër, por një ndihmë për të arritur një gjendje më të shëndetshme,” tha Serena, duke shtuar se tani ndihet më energjike dhe më e lehtë në aktivitetet e përditshme.
Kampionia promovoi gjithashtu vetëbesimin dhe pranimin e trupit në çdo fazë të jetës, duke u shprehur se ndihet më mirë se kurrë.


