Banorja e BBV, Selin, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Gimbon, duke zbuluar ndjesitë dhe respektin që ka për të.
“Me Gimbon është e vetmja marrëdhënie korrekte që kam pasur brenda shtëpisë. Kur jam me të ndjej që jetoj, nuk jam kaq e përfshirë në lojë. Përveç korrektësisë, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj si djalë, kam respekt dhe më pëlqen që është shumë detajist. E kam shumë përzemër”, rrëfehet Selin.



