TIRANË- “Blutë” kanë sekuestruar ditën e sotme dy makina me vlerë 100 mijë euro. U sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki dhe 1 automjet me vlerë rreth 40.000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast, janë shpallur në kërkim dy persona nga policia. Po punohet për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki.
Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç. -Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L. Punohet për kapjen e të dy shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm./Radar.al


