TIRANË– Avokati amerikan, Joshua Roberts që po ndjek çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sapo ka mbërritur në GJKKO.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë pasi ai takoi në qeli Kryebashkiakun, sot ka shkuar në apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin.
Roberts është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.
“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.”-tha një ditë më parë Roberts./Radar.al
Policia merr masa para seancës në apelin e GJKKO për Veliajn


