
Buxheti me një qeveri të re federale
Pasi ujdisë për një datë për zgjedhjet ka pasur reagime nga opozita. Kreu i grupit rajonal të CSU, Aleksandër Dobrindt i shuajti shpresat për zbatimin e projekteve qeveritare të mbetura në gjysmë të rrugës. “Ne nuk do të mbledhim mbeturinat e rënies së një koalicioni të dështuar,” tha Dobrindt në “Morgenmagazin” të ZDF të mërkurën. Partitë e Unionit do të punojnë me qeverinë vetëm për projekte “që janë absolutisht të nevojshme dhe që kanë një afat kohor”.
Dobrindt këmbënguli që të respektohen kërkesat e formuluara nga Unioni: “Së pari çështja e votëbesimit, pastaj projektet e përbashkëta mund të vendosen nëse janë të nevojshme.” Megjithatë, është e diskutueshme nëse diçka mund të vendoset “në kohë”, theksoi ish-ministri Federal i Transportit. Ne shohim relativisht pak mundësi, shpjegoi ai. Ai përmendi projektet për forcimin e Bundeswehrit si një shembull të bashkëpunimit të mundshëm.
Por kreu i grupit rajonal të CSU hodhi poshtë miratimin e projekteve të tilla si rritja e kontributit të fëmijëve ose miratimin e një pakete masash emergjente për ekonominë: “Ne nuk kemi një buxhet për vitin 2025,” theksoi Dobrindt. “Tani nuk do të jemi në gjendje të hartojmë buxhetin për vitin 2025, me këdo, brenda pak ditësh”. Kjo është detyra e një qeverie të re federale. Nuk ka “shumicë për projektet e koalicionit” në Bundestag./DW


