Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Sazani nuk është shitur”, Edi Rama: Projekt që rrit vlerën e investimeve në Vlorë

    April 13, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se Ishulli i Sazanit është shitur, duke theksuar se ai mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë dhe se lajmet për shitjen e tij janë të pavërteta. Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ai u shpreh se negociatat për projektin nuk kanë përfunduar ende dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do të investojë dhe administrojë ishullin.

    “Këtu flitet shumë për gjithçka dhe bëhen fakte gjëra të pavërteta, marrin dhenë. Është hapur gjithandej se qeveria ka shitur ishullin e Sazanit, kjo nuk është e vërtetë. Sazani është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë,” deklaroi Rama.

    Ai shtoi se aktualisht nuk ka një marrëveshje të përfunduar dhe se shteti do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në projekt. “Sot që flasim nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Shteti shqiptar do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe do administrojë ishullin. Pra, shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti,” u shpreh ai.

    Rama nënvizoi gjithashtu se projekti nuk do ta izolojë ishullin nga publiku dhe se nuk do të ndërtohet një resort i mbyllur. “Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. Nuk do jetë një resort i mbyllur,” tha kryeministri, duke shtuar se projekti ka pësuar ndryshime dhe do të ketë një profil të rëndësishëm kulturor e artistik.

    Në vijim, ai theksoi ndikimin që pritet të ketë zhvillimi në ekonominë lokale. “Do jetë një zhvillim që do i rrisë vlerën gjithë investimeve këtu. Se ata që shohin ngushtë, nuk kanë si ta kuptojnë se çfarë impakti ka një zhvillim i tillë. Do rritet vlera e pronës për të gjithë vlonjatët, për të gjitha investimet e reja që po bëhen. Ata që nuk shkojnë dot atje, do kenë dëshirë të jenë afër saj, do sjellë vetëm të mira për Vlorën,” përfundoi Rama.

    Edi rama projekti sazani Vlore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    July 26, 2026

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    July 26, 2026

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    July 26, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.