Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Sazani konkurron Greqinë”/ Mediat helene, jehonë projektit të vajzës së Trump në Shqipëri

    August 11, 2024
    "Sazani konkurron Greqinë"/ Mediat helene, jehonë projektit të vajzës së Trump në Shqipëri

    Edhe njëherë brenda disa muajsh shtypi grek i referohet ndryshimit total që po planifikohet nga qeveria shqiptare për ishullin e Sazanit. Me titullin Ishulli i bunkerëve po përgatitet të bëhet një “strehë” manjatësh –gazeta greke “TA NEA” që mbështetet tek një reportazh të agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, përshkruan planet e Ivanka Trump në Shqipëri, të cilat do të transformojnë rrënjësisht ishullin shqiptar , dikur bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë.

    Sipas “Ta Nea” vendin e gati 3000 bunkerëve dhe tuneleve strategjike të ndërtuar për të përballuar sulme bërthamore , do ta zënë sipas planit të vajzës si ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerit të saj Jared Kushner , vilat luksoze, bankinat e jahteve dhe pishinat , një projekt që do ta kthejë ishullin në një “destinacion turistik të nivelit të lartë”,me respekt për mjedisin.

    Ishulli ku dikur jetonin mbi 2000 vetë, me shkollë, spital apo edhe sallë kinemaje dhe që u shkatërrua në vitin 1991, tani për tani ka një pamje të virgjër,ndërsa edhe ndërtesat e dikurshme ushtarake të bazës janë rënuar. Ai u hap për njerëzit prej vitit 2015 gjatë muajve të verës.

    Qeveria shqiptare që ka përkrahur iniciativën e Kushnerit e cila është ende në fazat e planifikimit dhe ka nevojë për miratim të mëtejshëm, po përpiqet për rivitalizimin e ishullit në një projekt për nxitjen e ekonomisë nëpërmjet turizmit, duke krijuar rezorte dhe infrastruktura në gjithë zonat bredetare ,për të konkuruar edhe vendet fqinje si Greqia apo Kroacia.

    Ta Nea theksojnë edhe njëherë se Vlora , qyteti në jugperëndim të Shqipërisë ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të bumit të turizmit në Shqipëri, me ndërtesa apartamentesh dhe resorte që shtrihen tashmë në brigjet e saj duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.

    mediat helene sazani shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.