Në takimin “Bashkitë dhe Politikat e Kohezionit”, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencise Shtetërore te Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, theksoi mbështetjen që u ofrohet bashkive shqiptare për të përfituar nga programet e Bashkimit Europian përmes asistencës teknike, trajnimeve dhe informimit të vazhdueshëm.
Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e agjencisë në koordinimin ndërinstitucional dhe në sigurimin që projektet të jenë në përputhje me politikat kombëtare dhe prioritetet e European Union.
Sipas të dhënave të prezantuara, aktualisht janë në zbatim 226 projekte me një vlerë totale prej 44.6 milionë eurosh, nga të cilat 78 projekte zbatohen nga bashkitë shqiptare me një vlerë prej 13.3 milionë eurosh.
Gjatë takimit u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballen bashkitë, përfshirë mungesën e kapaciteteve njerëzore, nevojën për forcim të koordinimit institucional dhe zhvillimin e partneriteteve më të qëndrueshme rajonale e ndërkufitare.


