Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Salianji ironizon protestat e PD-së: Mblidhen më pak njerëz se Shoqata e Gjuetarëve të Korçës

    January 10, 2026
    Salianji nga Shkodra: PD nuk ndryshon me figura të konsumuara dhe të vjetra!

    Ervin Salianji ka ironizuar ashpër organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të Partisë Demokratike, duke deklaruar se sot PD po mbledh më pak qytetarë para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021.

    Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit të gjuetisë.

    “Në vitin 2021 kërkova takim me Shoqatën e Gjuetarëve të Korçës. Ata kishin shqetësim moratoriumin dhe më thanë: nuk duam ndihmë nga partia, por duam ta heqim moratoriumin në Parlament dhe do ta shihni sa njerëz do të mbledhim. Dega e Korçës mblodhi 200 veta në protestë. Ndërkohë sot, PD nuk e kupton pse mbledh tre herë më pak njerëz para Kryeministrisë”, u shpreh Salianji.

    Ai theksoi se kjo ndodh pavarësisht faktit se, sipas tij, ekziston një pakënaqësi e madhe qytetare ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe se PD ka pasur rreth 500 mijë votues, ndërsa sot janë edhe mijëra të tjerë kundër qeverisë.

    Salianji kritikoi gjithashtu justifikimin se demokratët kanë frikë nga “regjimi”, duke theksuar se ata nuk janë trembur as në periudha shumë më të vështira.

    “Demokratët nuk kanë pasur frikë nga regjimi tjetër që të vriste. Ja si është mbushur salla sot, ashtu siç është mbushur në çdo qytet të Shqipërisë”, tha ai.

    Në vijim, Salianji sulmoi drejtimin aktual të Partisë Demokratike, duke nënvizuar se ai vetë ka paguar kosto personale në përballjen me qeverinë.

    “Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, tendera dhe kanë bërë para. Si mund të thuhet që problemi për PD jam unë dhe ju, që e kemi përballur Edi Ramën, dhe jo ata që ai i dërrmon në çdo palë zgjedhje që nga viti 2013”, u shpreh Salianji.

    Ai përfundoi duke theksuar se Partia Demokratike, sipas tij, ka ende forcën për të bërë ndryshimin dhe për të bashkuar demokratët e pakënaqur.

    “Prania juaj sot më emocionon sepse tregon se ka ende shqiptarë që nuk janë dorëzuar, se ka ende demokratë që nuk e pranojnë këtë poshtërim”, tha Salianji.

    Berisha Lëvizja PD Salianji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.