TIRANË– Më 9 Janar të këtij viti në zonën e Astirit u raportua për një pengmarrje. Telefonata nga vajza 21-vjeçare Sajma Qordja se disa persona kanë tentuar ta marrin peng, por më pas u zbulua se në atë apartament ka pasur festë mes të rinjve me drogë, alkool dhe armë.
Ndërkohë hetimet çuan në zbardhjen e lidhjeve kriminale të Joni Sadikajt, i cili u lirua nga burgu përmes manipulimit të dosjes penale.
Më 9 2025 Policia e Tiranës u alarmua nga telefonata e një vajze, e cila kërkoi ndihmë me pretendimin se po mbahej me forcë nga disa persona në një apartament në Astir, zonë periferike e Tiranës. Në momentin që policia arriti në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte. Ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave speciale RENEA për të shpëtuar të vajzën ku më pas u zbulua se më shumë se sa një pengmarrje kishte të bënte me një festë mes të rinjsh ku nuk mungonte droga, alkoli dhe armët.
Hetimet zbuluan se në apartamentin e përdorur nga grupi, u gjetën armë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar të kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim Joni Sadikaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të gjithë me precedentë kriminalë. Pavarësisht kësaj vajzat pohuan se kishin marrë pjesë në festë me dëshirën e tyre, policia arriti të arrestonte Ermal Binjakun, i cili dyshohej të kishte bashkëpunuar me grupin, ndërsa djemtë e tjerë mbetën në kërkim.
Nga ana tjetër Joni Sadikaj ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ishte arrestuar dhe shpallur fajtor nga gjykata për vepra të rënda penale, si trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje.
Dokumentet tregojnë se Sadikaj jo vetëm kishte përfituar ulje dënimi, por brenda sistemit të drejtësisë dyshohet se është manipuluar dosja e tij penale ç’ka mundësoi lirimin e tij nga burgu./Radar.al
K*kainë dhe armë, misteret e ngjarjes që tronditi zonën e Astirit në Tiranë
EMRI/ Tmerri në Astir, kapet një nga djemtë e grupit që mbajtën mbyllur Sajma Qordjan


