Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sa ndikon bashkëshortja në vendimmarrjet e Kryeministrit? Linda: Në asnjë lloj rasti

    December 26, 2024
    Sa ndikon bashkëshortja në vendimmarrjet e Kryeministrit? Linda: Në asnjë lloj rasti
    Linda Rama

    TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opnion” në Tv Klan, ishte bashkëshortja e Kryeminisrit Edi Rama, ku gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur  Linda Ramën se sa ndikon ajo në vendimmarrjet e kreut të qeverisë.

    Linda u shpreh se nuk ndikon në vendimmarrjet e Edi Ramës, madje askush nuk mund ta bëjë diçka të tillë. Sipas saj, vendimet e tij janë vendimmarrje institucionale pasi është kryeministri i vendit.

    Blendi Fevziu: Sa ndikoni ju në vendimmarrjen e Edi Ramës? Veç vendimmarrjes në zyrë ka gjithmonë edhe një këshillë ose ndikim në shtëpi?

    Linda Rama: Unë nuk ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës në asnjë moment dhe mendoj që nuk ka një njeri që ndikon në vendimmarrjen e Edit. Vendimmarrjet e Edit mendoj unë janë vendimmarrje institucionale sepse është kryeministër.

    Blendi Fevziu: Jo vendimmarrje që t’i thuash duhet të bësh këtë apo jo, por përmes konsultimeve, përmes fjalëve, përmes konsideratave. Sepse nëse ai thotë ky person më duket mirë dhe ti i thua që ky person s’bën ky është ndikim.

    Linda Rama: Në asnjë lloj rasti. Zero raste.

    Blendi Fevziu: Ka shumë veta në PS që mendojnë se e kanë prishur karrierën nga ti siç ka shumë të tjerë që thonë…

    Linda Rama: Unë nuk i pengoj njerëzit të mendojnë atë që ata kanë dëshirë të mendojnë. Ajo që unë kam në dorë, fjalën time, unë kurrë nuk bëj sepse do ulja një përmasë të arsyes se pse unë përpiqem të jem kjo që jam. Vendimet, unë mendoj janë të Edit sepse edhe përgjegjësia është e Edit. E dyta, dua të mendoj që vendimet janë institucionale dhe janë të ndara me të gjithë spektrin e vendimmarrësve politikë apo administrativë.

    Blendi Fevziu: Ne po arrijmë në një shoqëri jo vetëm te PS, por në përgjithësi ku kemi liderë të fortë dhe njerëz që rreth e rrotull kryesisht të bëjnë fresk. Kryesisht se nuk u hyj dot një nga një. Tani do ju pyes ju, nuk vjen për shembull, mua më vjen siklet kur dëgjoj njerëzit politikë që flasin për Ramën thonë KM, për Berishën doktori, me një adhurim të jashtëzakonshëm. Nuk ju krijohet një ndjenjë sikleti? Për shembull personalisht nuk ju sekëlldis kjo? Nuk ka njerëz që ju vijnë rrotull, ju servilosen se jeni bashkëshortja e kryeministrit më shumë se sa jeni profesioniste?

    Linda Rama: Jo. Mua nuk më ndodh kjo sepse unë që në fillim e kam ndarë shumë mirë profilin tim dhe i kam qëndruar profilit tim që unë do kem një distancë të plotë nga pushteti i Edit.

    Blendi Fevziu: Si e mban këtë distancë?

    Linda Rama: E mbaj në mënyrë të përditshme me një rezistencë të jashtëzakonshme dhe me një mirëkuptim. Ja që është e mundur. Nëse ju do më thoni mua që ka një moment që është e kundërta e kësaj që them unë pas 11 viteve që Edi është në pushtet, atëherë unë do them që është vërtetë e pamundur. E mbaj sepse e besoj. Dhe e besoj sepse duhet. Dhe duhet sepse është ajo që në fakt populli kur i jep votuesi, kur i jep kryeministrit votën e vet nuk ia jep në kolektiv, ia jep në kolektivin politik, nuk ia jep në kolektivin familjar. Dhe përderisa ia jep në kolektivin familjar nuk ka të drejtë asnjë familjar që të ushtrojë vendimmarrjet politike. Këtë besoj unë.

    Blendi Fevziu: Patjetër, por që të ndikojë këtë nuk e ndani ju, përmes këshillave, përmes një konsiderate?

    Linda Rama: Këshillimi për çdo kryeministër është institucional. Në rolin e kryeministrit nuk e besoni dot sa shumë ekziston mundësia për t’u këshilluar nga pikëpamja institucionale me këdo.

    Blendi Fevziu: Për çështje ekonomike ju pyet për shembull?

    Linda Rama: Unë nuk jam vartësja e Edit. Këshillimi është institucional, por ka një terren, thjesht për të sqaruar këtë çështjen e këshillimit. Ka një terren sigurisht, ku mundet gjithkush të gjejë mënyrën që t’i japë opinionet e veta qoftë dhe kryeministrit, Edit në rastin tim, por kryeministrit në raste të tjera, për atë që mendon për fenomene të ndryshme dhe unë këtë mundësi e marr. E marr sepse mendoj që ka raste kur unë fenomene, ngjarje, që do doja t’i transmetoj opinionin tim, e gjej momentin kur mund ta kem vëmendjen për ta transmetuar. Marr kohë dhe vetë për ta bërë dhe një mendim më të thelluar, marr dhe opinionet… Ka raste dhe të tilla që nuk i them nuk më pëlqen vendimi jot, por bëj pyetjet dhe nga pyetjet kuptohet që nuk ka një mënyrë më të mirë për të transmetuar një mbase dilemë apo mbase një situatë si të pasigurtë se mbase dukje bërë pyetje. Po të bësh pyetjet e duhura ti e kupton që ka rezerva tek opinioni i tjetrit. Herë-herë i them dhe konstatime… Unë nuk pres që Edi të reagojë. Me kalimin e kohës e kam kuptuar që aty në moment  Edi përgjithësisht investohet në dëgjim. Duket sikur nuk dëgjon, por unë mendoj personalisht që Edi e ka shtuar në mënyrë eksponenciale durimin e tij për të dëgjuar. Edi e ka shtuar këtë vullnetin e tij për të dëgjuar. Duket sikur s’është i vëmendshëm dhe ti mund të dëgjosh pas disa ditëve të sintetizuar një moment të bisedës sepse ato ditë i kanë dhënë mundësinë që të reflektojë dhe ta bëjë të veten. Jam i bindur që kjo ndodh edhe me të tjerët./Radar.al

    Blendi Fevziu Edi rama linda rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026

    U vetëpla*os me ar*ë/ Humb jetën gjatë rrugës për në spital 35-vjeçari në Durrës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.