Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike dhe kandidatët në Shqipëri kanë investuar ndjeshëm në reklamat e sponsorizuara në rrjetet sociale, për të rritur dukshmërinë dhe mbështetjen e tyre.
Ndërkohë që të gjitha përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor janë finalizuar, përfshirë vendosjen e 93 objekteve zgjedhore me KZAZ-të përkatëse dhe 5225 qendra votimi të cilat do të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, vëmendje të veçantë ka marrë edhe fushata dixhitale.
Sipas raportimeve, një pjesë e konsiderueshme e fushatës elektorale është përqendruar në rrjetet sociale, ku subjektet politike kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për promovimin e mesazheve të tyre. Kjo formë komunikimi është kthyer në një mjet kyç për të arritur audiencën, sidomos të rinjtë dhe votuesit e pavendosur.
Më poshtë janë të dhënat e faktoje.al lidhur me shpenzimet nga politike dhe kandidatët me sponsorizime në rrjete sociale në tre muajt e fundit?










