RUSI– Rusia planifikon ta ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për ta furnizuar me energji programin e saj hapësinor hënor dhe Stacionin e përbashkët kërkimor ruso-kinez, ndërsa fuqitë e mëdha po nxitojnë ta eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës, raporton agjencia “Reuters”.
Që kur astronauti sovjetik Yuri Gargarin u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia është krenuar si një fuqi kryesore në eksplorimin e hapësirës. Por, në dekadat e fundit ajo ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës.
Ambiciet e Rusisë pësuan një goditje të madhe në gusht të vitit 2023, kur misioni i saj pa pilot “Luna-25” u përplas në sipërfaqen e Hënës, ndërsa përpiqej të ulej, dhe Elon Musk ka revolucionarizuar lëshimin e mjeteve hapësinore, dikur një specialitet i Rusisë.
Agjencia Hapësinore Ruse, Roscosmos, në një deklaratë tha se planifikon ndërtimin e një centrali elektrik hënor deri në vitin 2036 dhe nënshkroi një kontratë me kompaninë hapësinore Asociacioni Lavochkin, për ta bërë këtë./REL


