Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rritet numri i aksidenteve në kryeqytet/ Ekspertët: Policia rrugore, pa plan masash efektive

    February 22, 2025
    Rritet numri i aksidenteve në kryeqytet/ Ekspertët: Policia rrugore, pa plan masash efektive

    Pamjet me trupa të pajetë në rrugë nuk i përkasin ndonjë skene filmi, por janë një realitet në Tiranë. Fjala është për një aksident të rëndë, që nxjerr në pah sigurinë e munguar rrugore.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i aksidenteve, sidomos gjatë këtyre dy muajve të fundit, është rritur.

    “Është rritur numri i aksidenteve nëse do ta krahasojmë me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, pra për dy muajt e parë të këtij viti. Ashtu siç janë edhe statistikat, më shumë se 89% të aksidenteve vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjeteve. Natyra e aksidenteve zakonisht ka qenë për parakalime të gabuara, theksoj fort për mosrregullimin e shpejtësisë në varësi të fushëpamjes, por padyshim edhe ndërprerjet e rrugës në mënyrë të befasishme.”, tha Fadil Likaj ekspert i sigurisë rrugore

    Përballë kësaj situate, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka shtuar aksionet vetëm për të vendosur gjoba, ndërsa planet e masave për mirëmenaxhimin e situatës duket se mungojnë.

    “Do t’i sugjeroja që të bënte një plan masash në lidhje me ngritjen e patrullave të dislokuara në zonat me një rrezikshmëri të lartë që quhen për parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit, mospozicionimi i drejtë në karrexhatë. Këtë ka në dorë policia. Do t’i bëja thirrje që të bënte një plan të fortë mirëmenaxhimi në lidhje me minimizimin e aksidenteve në rrugë.”

    Ndërkohë që arka e Policisë Rrugore mbushet me lekët e gjobave masive, ekspertët vërejnë se masat administrative nuk reduktojnë numrin e aksidenteve, por Rrugorja duhet që të hartojë plane të mirëfillta për parandalimin e tyre.

    policia rrugore Rritet numri i aksidenteve në kryeqytet Statistikat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    April 16, 2026

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    April 16, 2026

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.