Një avion ushtarak turk C-130 u rrëzua sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke.
Avioni ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po udhëtonte drejt Turqisë kur u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit gjeorgjiano-azerbajxhanas, sipas një deklarate zyrtare të Ministrisë Turke të Mbrojtjes.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ishte “thellësisht i trishtuar” dhe shprehu ngushëllime për të vrarët në aksident.
Ministria Turke e Mbrojtjes bëri të ditur se avioni i transportit ushtarak po kthehej nga Azerbajxhani drejt Turqisë kur ndodhi aksidenti fatal. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur avioni humb kontrollin.
Si presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ashtu edhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u shprehën të tronditur nga lajmi tragjik.
Autoritetet turke, të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi dhe hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, avioni u rrëzua në komunën Sighnaghi, pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Avioni C-130E Hercules, me katër motorë me helika, përdoret gjerësisht nga ushtria turke për transport personeli dhe operacione logjistike.


