Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rrezikon deri në 35 vite burg, autoritetet turke akuzë të rëndë shqiptarit: Financoi MOSSAD-in

    June 16, 2025

    Autoritetet turke kanë ngritur një aktakuzë të rëndë ndaj shtetasit kosovar Liridon Rexhepi, i cili akuzohet për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit MOSSAD, duke menaxhuar aktivitetin financiar të tij në Turqi. Sipas Zyrës së Hetimit të Krimeve Terroriste në Prokurorinë e Stambollit, Rexhepi pritet të përballet me një dënim që varion nga 18 vjet e 9 muaj deri në 35 vjet burgim për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

    Rexhepi dyshohet se ka hyrë në Turqi më 24 gusht 2024 përmes Aeroportit të Antalyas dhe është arrestuar më 3 shtator pas një operacioni të përbashkët të shërbimit sekret turk (MIT) dhe Policisë së Antiterrorit. Ai akuzohet se ka kryer transferta parash me persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të MOSSAD-it, për qëllime të mbledhjes së informacionit të ndjeshëm.

    Aktakuza përfshin edhe shtetasin turk Yıldıray Boztepe, i cili pranon se ka kryer incizime me dron për llogari të një personi të njohur si “Abdullah”, i dyshuar si agjent i MOSSAD-it. Boztepe ka deklaruar se ka marrë pagesa për këto shërbime përmes transferimeve të dërguara nga persona të tjerë në emër të Rexhepit.

    Sipas dokumenteve të Prokurorisë, videot dhe fotografitë janë realizuar në zonat ku jetojnë shtetas palestinezë në Stamboll, në rrethinat e Büyükçekmece dhe Başakşehir, të cilët ishin strehuar në Turqi pas sulmeve të Izraelit në Palestinë.

    Gjykimi ndaj të dyshuarve pritet të nisë së shpejti në Gjykatën e Lartë Penale të Stambollit. Autoritetet theksojnë se aktiviteti i tyre përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare turke.

    financues Liridon Rexhepi mossad turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.