SELENICË– Në fshatin Vajzë, në Selenicë në vendin e njohur si Beun, është regjistruar një rrëshqitje masive e tokës, ndërsa po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme.
Bazuar në informacionet paraprake, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme.
Për fatin e mirë nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet./Radar.al


