Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rrëfimi special i Nanit/ Zbulimi i Dinamos: Kimi fantastike në sulm, si erdha në Shqipëri

    December 17, 2024
    Rrëfimi special i Nanit/ Zbulimi i Dinamos: Kimi fantastike në sulm, si erdha në Shqipëri
    Tiago Nani

    TIRANË– Tiago Nani është “ylli” i fundit që po shkëlqen në sulmin e Dinamos, pas Mandelës, Zabërgjës e Bregut. Portugezi me mbiemrin e njohur në botën e futbollit ka rezultuar efikas javët e fundit, me 4 gola të shënuar.

    Tani që po i jepet shansi të luajë titullar, ai po tregon një nivel të lartë, sidomos në raportin me portën kundërshtare. Ndoshta pak e kujtojnë, por ai ka qenë protagonist edhe në fitoren e parë të Dinamos në kampionat, teksa fitoi një penallti në fund ndaj Elbasanit, që Bregu e ktheu në gol. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 26- vjeçari rrëfen si erdhi në Shqipëri pas aventurave me skuadra të vogla në Portugali e Greqi, ditët e tij në Tiranë dhe sigurisht “sekretet” e kësaj Dinamoje. Nani thekson se skuadra e tij ka një kimi fantastike në sulm dhe kjo është një shtysë e fortë për të shkuar te titulli kampion.

    Nani, së pari, mund të na thoni diçka më shumë për karrierën tuaj, pasi dimë pak për ju?

    Sigurisht. Fillova të luaj futboll në moshë shumë të re, i frymëzuar nga familja dhe miqtë që e donin këtë sport. Kam shkuar në disa akademi në vendin tim, ku kam zhvilluar aftësitë e mia. Para se të mbërrija në Dinamo, pata mundësinë të luaja për disa klube më të vogla në Portugali dhe Greqi, që më ndihmuan të rritesha si lojtar dhe të përgatitesha për sfida më të mëdha.

    Si erdhët te Dinamo në Shqipëri, çfarë menduat kur ju propozuan këtë ekip?

    Një nga vëllezërit e mi më të mëdhenj, Mauro Rocha Rodrigues, është menaxheri kryesor i karrierës sime. Ai punon si skaut, njeh shumë njerëz në futboll dhe gjatë këtyre viteve janë shfaqur agjentë të ndryshëm. Ka krijuar partneritet. Në rastin konkret ishte me Panos (agjent grek) dhe një shqiptar, Albani. U fol për mundësinë e ardhjes në Shqipëri në fund të sezonit, pasi po shkëlqeja në divizionin e 3-të të Greqisë. Lindi mundësia për të ardhur te Dinamo, kështu që nuk u mendova dy herë dhe pranova sfidën për të ardhur këtu, sepse është një klub i madh në Shqipëri, me histori. Kam gjetur një ambient shumë të mirë në çdo drejtim.

    Sulmi i Dinamos është ndër më të mirët në kampionat. A është një “armë” e fortë për të shkuar te titulli kampion?

    Kemi lojtarë shumë të talentuar në sulm dhe kimia jonë në fushë është fantastike. Ne punojmë shumë në stërvitje për të qenë efektivë dhe kjo ka dhënë rezultat. Besoj se sulmi ynë do të jetë vendimtar për të fituar titullin./PanoramaSport

    Dinamo shqipëri Tiago Nani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    April 20, 2026

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.