Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Rrëfimi prekës i Rizartës/ Banorja surprizohet nga i ati dhe motra

    March 12, 2025
    Rrëfimi prekës i Rizartës/ Banorja surprizohet nga i ati dhe motra

    TIRANË-Rizarta Hoxha, një nga banoret e BBV4 mbrëmjen e së martës ka zbuluar historinë e jetës së saj, ku ka treguar se prindërit e saj nuk e donin.

    Siç ajo e ka shpjeguar, ajo e kuptonte se prindërit e saj s’kanë ditur të prindërojnë.

    “Gjithçka që bëj unë, e bëj për Rizartën e vogël. Ajo ka qenë gjithmonë me pasiguri, nuk ka pasur pikë dashurie për veten. Ndjehem vetëm shpesh… nuk di si të bëj ndryshe. Ndihem e pavlerërsuar, e pamjaftueshme në atë që bëj gjithmonë. Si fëmijë jam ndjerë gjithmonë e braktisur. Është gjëja më e tmerrshme në botë të ndihesh vetëm nga dashuria prindërore dhe ata të jenë aty të paaftë për të ta dhënë. Në qoftë se nuk do të kishte qenë motra, nuk do ta përballoja dot të gjithë këtë braktisjen që kisha ndjerë. Ajo më ka blerë fustanin e minimaturës sepse babi më tha që jo, s’mund ta merrte dot. E di që atë e kam gjithmonë mbështetje për çfardolloj gjëje. I them që e dua shumë dhe është njeriu më i rëndësishëm në jetën time. E veçanta e marrëdhënies tonë është se duhemi aq shumë, por nuk dimë ta shprehim. Nuk jemi rritur në një familje që flet çdo ditë me prindrit. Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua. Babi është shumë i ftohtë, nuk kam pasur ndonjëherë ndihmë nga ai. Edhe kur isha e vogël dhe bëja detyrat, nuk e merrja guximin t’i kërkoja ndihmë sepse e dija përgjigjen. Do të ishte kritikë sepse ai nuk kishte nerva të më ndihmonte. Gjithmonë kam menduar se nuk më donte, sikur ka pasur një mllef apo urrejtje të fshehtë ndaj meje dhe e kam vuajtur shumë këtë kur isha e vogël. Nuk doja veten. Ka pasur edhe ditë kur unë shtrihesha në krevat dhe thoja që do shtrihem si e vdekur, do pretendoj se nuk jam dhe do të shoh reagimin e tyre. Askush nuk ka reaguar. Kanë këtë që ankohen shumë dhe të gjithë mllefin, trishtimin dhe vuajtjet që kanë kaluar të ti bëjnë ty barrë. Dhe më dhemb, më dhemb në qoftë se do t’i rëndoja unë. Nuk kam marrë ndonjëherë ndonjë bravo apo të lumtë. Më kanë thënë gjithmonë se çfarëdolloj gjëje që bën, e bën për vete jo për ne. Nuk e di çfarë duhet që ta bëj krenare. Ndoshta babi gjithmonë si shtylla e shtëpisë i ka pasur barrë këto problemet financiare. Ka pasur raste kur është diskutuar edhe sasia e shampos që përdorej për flokët. Janë diskutuar shumë gjëra që mund të duken absurde, përfshi edhe idenë që unë duhet të pres flokët për të mos harxhuar shumë shampo. Mami më vjen dhe më puth gjithmonë, por babi jo. Babin e kam përqafuar vetëm një herë në jetë, ka qenë dita kur unë u shpërngula në Tiranë. Përqafova mamin, motrën edhe babin. Por vetëm atëherë. Doja ti thoja që më ka munguar gjithë jetën ai përqafimi. Dua ti them fjalët më bazike që i thotë një fëmijë një prindi. Ndonjëherë janë aq të huaj saqë nuk i them dot. Unë nuk i gjykoj, nuk i gjykoj dhe madje i kam falur. Sado që ata nuk më kërkojnë falje, unë i kam falur sepse aq dinë. Ajo është mënyra si janë rritur dhe nuk e ndryshojnë dot mentalitetin e tyre. Unë nuk e kam forcën t’ua ndryshoj. Nuk e kanë bërë sepse nuk donin ta bënin, por sepse nuk dinin ta bënin. Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre. E di që ata kanë vuajtjet dhe stresin e tyre që nga fëmijëria. Babi unë e kuptoj pse ke vepruar ashtu sikurse ke vepruar dhe të fal. Të dua shumë, gjithmonë kam dashur që të të bëj krenare dhe të të reduktoj sa më shumë strese dhe halle. Ndihem më e çliruar, më frikacake.- u shpreh banorja./Radar.al

    bbv4 Rizarta Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.